Moti me shira në fundjavë, nis zbritja e temperaturave deri në 3 gradë

Kjo fundjavë ka qënë e papritur për ata qytetarë që kishin planifikuar ti drejtohen bregdetit. E Shtuna dhe e Djela nuk është koha e përshtatshme për të zgjedhur bregdetin për shkak të motit të paqëndrushëm dhe vranësirave që do të dominojnë në të gjithë vendin tonë. E nëse në zonat e ulta dhe në vendet bregdetare do të ketë vranësira, në zonat malore të Shtunën priten shtimi i vranësirave e deri në rebeshe shiu. Sipas meterologëve pasditja do të sjell vranësira në të gjithë territorin e vendit por më të theksuar reshjet e shiut janë në zonën jugore dhe juglindore të vendit.Dallgëzimi në det do të arrij deri në 2 ballë. Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë. Në Tiranë zhiva e termometrit tregon se temperatura maksimale arrin deri në 27 gradë celcius ndërsa ajo minimale në 16 apo 17 gradë celscius. Po në të njëtat vlera temperatura është edhe në vendet bredetare ndërsa në ato malore temperatura maksimale nuk do ti kalojë më shumë se 22 gradë celcius.E Djela gjithashtu nuk do të jetë një ditë e favorshme për plazh. Temperaturat do të pësojnë një rënie deri në 3 apo 4 gradë. E shoqëruar kjo luhatje temperaturash me mot të paqëndrushëm, me vranësira dhe shira në të gjithë vendin.