Përmet, bie në kontakt me energjinë elektrike, gjen vdekjen 17-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2013, 20:30
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet.Një 17-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.Burime nga policia e Përmetit bëjnë me dije se 17-vjeçari me inicialet A. J. është futur në strehën e një kabine elektrike të fshatit për të mos u lagur nga shiu, dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në kontakt me korrentin dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Peran të fshatit të Çarshovës në Përmet.Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka konstatuar se shkaku i vdekjes është kontakti me korrentin.