Korçë, komuna Bulgarec ndihmon familjen e varfer
Vetëm një ditë pasi "Ora News" trasmetoi kronikën në të cilën flitej për gjendjen e mjerueshme të familjes Spaho nga fshati Belorta i Korçës, ka reaguar komuna Bulgarec për ta ndihmuar.Këshilltarët e kësaj komune, pasi kishin ndjekur kronikën dhe kishin parë gjendjen e mjerueshme në të cilën jetonte kjo familje, me inicativën e kryetarit të komunës, Artur Lisi, dhe kryetarit të këshillit të komunës, Hysni Potka, vendosën që të ndihmojnë sadopak këtë familje, duke i caktuar asaj një ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekësh të vjetra në muaj, por gjithashtu është hedhur edhe ideja që anëtarët e këtij këshilli sëbashku me administratën e komunës të kontribuonin, me nga 500 lekë për t’ia dhururar kësaj familje të varfër.Familja Spaho jeton prej 10 vitesh në këtë gjendje për shkak se pamundësia ekonomike nuk i ka lejuar ata të kenë kushte më të mira dhe një ambient më të përshtatshëm për të jetuar.Për më tepër tre fëmijet e kësaj shtëpie nuk ndjekin më as shkollën për shkak se babai i tyre është i sëmurë dhe ata duhet të mbledhin hekurishte për të blerë bukën e gojës. Një ditë më parë mamaja e tyre, Anairda iu drejtua RTV “Ora News” për të bërë apel që dikush ta ndihmonte financiarisht.