Vlorë, Demokratët prezantojnë zyrtarisht kandidatët për deputet. Patozi e Kollozi: Fitorja jonë, ngjarje e sigurt
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, prezantoi në Vlorë kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë, "Aleanca për Mirëqënie, Punësim dhe Integrim".Në fjalën e tij, Patozi ka theksuar se, kjo është faza finale dhe si e tillë kërkon një frymë angazhimi dhe përkushtimi nga e gjithë forca jonë politike.“Ardhja e Ramës në Vlorë si kandidat për deputet, është një faktor lëvizës i tij, që ecën drejt humbjes. Rama garën tanimë e ka me mua, e pasi të humbi në Vlorë, deklaroi Patozi, do të përballet me ne aty, si kryetar i grupit parlmanetar të minoracës, e sërisht do të humbi”, deklaroi nënkryetari i demokratëve.Kryetari i Partisë Demoktratike të Vlorës, Ardi Kollozi, njëherazi edhe kandidat për një mandat të tretë në parlamentin shqiptar, në një analizë të qeverisjes demokratike në këto vite, ka sintetizuar se ajo ka qënë e suksesshme, pavarësisht faktorëve e situatave të krijuara.“Ne i kemi tejkaluar premtimet e pritshmëritë, e kemi qënë e mbetemi një qeveri e shërbimeve e shërbesave”, deklaroi Kollozi.Më tej takimi i demokratëve ka vijuar me përcaktimin e prioriteteve për grupin e punës, ndërkohë nga të gjitha strukturat është dhënë garancia e fitores së demokratëve në 23 Qershor.