FMN në Tiranë, takim me Ahmetaj dhe Sejko, diskutohet për taksat e inflacionin
Misioni i FMN ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur takimet me drejtuesit e lartë të financave shqiptare për gjendjen e ekonomisë. Në takimin e parë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj mësohet se është diskutuar për taksat, ku FMN kërkon heqjen e të gjitha përjashtimeve që janë bërë deri më tani për sektorë të caktuar. Ndërsa në takimin me guventorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është folur për ecurinë e ekonomisë dhe nivelin e inflacionit. Misioni i FMN do të qëndrojë dy javë në Shqipëri dhe përpara largimit, në një konferencë për shtyp do të bëjë publike konstatimet dhe rekomandimet për qeverinë.Misioni i FMN-së, që ka mbërritur tashmë në Tiranë ka nisur takimet me autoritetet shqiptare mbi ecurinë e ekonomisë. Takimi i parë është zhvilluar herët në mëngjes në Ministrinë e Finanacve, me ministrin Ahmetaj dhe stafin e tij. Burime nga takimi bëjnë të ditur se u diskutua për performancën e mbledhjes së të ardhurave, një pikë ku është çaluar gjatë vitit 2015 dhe ku fondi insiston që të ketë rritje sipas planit të përcaktuar.Në një intervistë për Ora news pak ditë më parë, përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke deklaroi se do t’i kërkohet qeverisë shqiptare heqja e të gjitha përjashtimeve nga taksat të bëra deri më tani për sektorë të caktuar, siç janë taksa për biznesin e vogël, tarifat doganore për makineritë, imputet bujqësore etj.Reinke: Ne jemi duke e keshilluar qeverine qe te shikoje me vemendje te gjitha perjashtimet nga taksat qe ekzistojne dhe gjithashtu, ato taksa qe jane me norma zero, sepse mund te kete boshlleqe ne sistemin tatimor dhe do te ishte mire qe disa prej tyre te mbylleshin. Kjo eshte nje nder ceshtjet qe do te diskutojme me misionin se afermi. Disa nga gjerat kryesore per te cilat do te shkembehen mendime do te jene: pritshmeria per te ardhmen, nevoja per ndronje ndryshim ne politika qe te mbetemi ne rrugen e duhur te arritjes se objektivave fiskale, kuadri makro, parashikimet afatmesme per ekonomine.Gjatë ditës, misioni i FMN-së është takuar edhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku mesohet se është diskutuar mbi faktorët që po ndikojnë ecurinë e ekonomisë, si dhe inflacionin, tregues që për shkurtin shënoi rënie të fortë duke zbritur në 0.2% dhe duke shfaqur tendenca për deflacion.Misioni i FMN do te qendrojë 2 javë në Shqipëri dhe përpara largimit pritet të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp ku bëhen publike konstatimet dhe rekomandimet për qeverinë./Oranews.tv/