Ndahet nga jeta i “Pesti i Bitellsave”, George Martin

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare legjendari i muzikës pop, i njohur si i pesti i Bitëllsave, George Martin. Producenti shndërroi Bitellsat në një nga grupet më të rëndësishëm të historisë së muzikës. Ai ka prodhuar thuajse të gjitha hitet e grupit Bitells, përfshirë Yesterday" dhe "Love Me Do."Sir George Martin, producenti legjendar i muzikës pop, i cili shndëroi Bitellsat në një nga grupet më të rendësishëm të historisë së muzikës pop, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.Lajmi u njoftua në rrjetin social twitter nga Ringo Starr, baterist i grupit Bitëlls."Zoti e bekoftë George Martin, paqe dhe dashuri ndaj Judy dhe familjes së tij," shkroi ai në twitter, teksa mesazhi shoqërohej me një foto të Fab Four  me Martin, me mbishkrimin "faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mirësinë që na kë dhenë George."Martin njihej si "Fifth Beatle" ose i pesti i Bitëllsave dhe ka shërbyer si producent , bashkëpunëtor dhe personi më i afërt i John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr.Gjatë karrierës së tij të shtrirë në gjashtë dekada në industrinë e muzikës, Martin ka prodhuar pothuajse të gjitha regjistrimet e Bitëlls dhe gjithashtu ka punuar me Gerry & the Pacemakers, Jeff Beck, America, Cheap Trick etj.Ai prodhoi jazz, komedi dhe albume klasike para nënshkrimit të kontratës me Bitëlls në vitin 1962.Anëtarët e grupit ishin thuajse në të njëjtën moshë dhe shumë të rinj, por Martin nuhati suksesin e tyre komercial.Gjatë viteve që pasuan ai ndihmoi grupin në organizimin dhe prodhimin e hiteve më të mëdha të grupit si"Yesterday" , "Love Me Do" dhe "All You Need Is Ears etj.Gorge Martin  është vlerësuar nga rekordet botërore Guinness si prodhuesi më i suksesshëm i të gjitha kohërave, me më shumë se 50 hite në 5 dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.