Salihi tjetër gol në Kinë, i shënon ekipit të Marçelo Lippit
Hamdi Salihi, ka qenë pjesë e rëndësishme e fitores së skuadrës së tij, Jiangsu Sainty, në ndeshjen e luajtur kundër Guangzhou. Kjo e fundit drejtohet nga i mirnjohur, italiani Marçelo Lipi dhe mban vendin e parë në renditje, ndërsa prej tetë javësh kampionat nuk kishte njohur humbje.Humbja e parë pas tetë javësh rezultate pozitive, i vjen pikërisht nga Jiangsu Sainti ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares sonë, Hamdi Salihi. Shkodrani ka qenë autori i zhbllokimit të shifrave në minutën e 11-të të ndeshjes. Pjesa e parë mbyllet me golin e shënuar nga bomberi Kuq e zi. Në 45 minutat e dyta, Jiangsu Sainti, krijon raste të tjera shënimi ndërsa shkodrani shpërdoron disa raste të tjera për shënim. Dyfishimi shifrave vjen në në minutën e 75-të, që do të vuloste edhe rezultatin e krejt takimit. Salihi luajti gjatë 90 minutëshit ndërsa me golin e realizuar ai arrinë kuotën e 4 golave në kampionat, që nga kalimi i tij në merkaton e Janarit, nga kampionati amerikan në radhët e atij kinez. Ndaj ekipit Ganzhou i cili drejtohet nga Marçelo Lipi, bomberi Salihi ka pasur fat, pasi ai ka arritur ti shënojë edhe në ndeshjen e Superkupës së Kinës.Për sulmuesin 29 vjeçar, eksperienca aziatike po shkon më së miri dhe forma që ai po kalon është një garanci edhe për kombëtaren Shqiptare. Salihi tashmë është kthyer në lojtarin kryesor te skuadra kineze e Jangsu Sainti, pasi në mesjavën që kaloi, realizoi një perlë edhe në Chempionsin Aziatik, pavarësisht se ai gol nuk mjaftoi që skuadra e tij të kalonte grupin .