Marota: Konte do të qëndrojë gjatë te Juventusi!
Xhuzepe Marota, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Antonio Konte, duke bërë të qartë se ai do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në drejtimin e skuadrës."Raporti mes Antonio dhe drejtuesve të Juventusit është shumë i mirë dhe ka një marrëdhënie të përditshme. Kur një profesionist arrin disa objektiva që i ka vënë vetes është normale që të fillojë të mendojë për të ardhmen. Por këta janë çështje normale si për Konte, ashtu edhe për klubin., tani duhet të vihen objektiva më të mëdhenj, ndonëse duhet pranuar se nuk mund të fitosh gjithmonë. Ekziston dëshira që Konte të qëndrojë, ashtu si ajo e klubit për ta mbajtur", tha Marota."Futbolli është programim, pa të rezultatet nuk vijnë. Me presidentin Anjeli është bërë një rinovim i përgjithshëm dhe kjo sjell që në klub të mbeteshin vetëm 4 elementë nga grupi i vjetër i lojtarëve. Ndaj ishte e vështirë të mendohej se do të fitohej menjëherë, gjë që e bën atë që realizuam në këto vite si diçka të jashtëzakonshme"."Kur Konte flet për një përballje me klubin, e ka fjalën se do të flasim për ndërhyrjet në skuadër dhe karakteristikat e lojtarëve që do të kërkojmë të blejmë. Në Evropë na duhet ende shumë punë që të mund të kthehemi të luftojmë si të barabartë. Por duhet të gjejmë ekuilibrin mes mundësive ekonomike dhe kërkesave teknike", shpjegoi Marota, i cili ka preferuar të mos komentojë zërat se Zlatan Ibrahimoviç po kërkon të blejë shtëpi në Torino.