Skëndërbeu-Luftëtari, kampionet për të vazhduar festën e titullit
Korçarët pasi kanë fituar titullin e trëtë radhazi luajnë këtë fundjavë ndaj Luftëtarit ndeshjen e cila edhe pse nuk ka shumë interes pritet të dhurojë emocione. Ujqërit e Dëbores kërkojnë ti mbyllin me fitore ndeshjet e mbetura të kampionatit dhe ndaj gjirokastritëve pa shumë pretendime ata kërkojnë fitoren e radhës.Trajneri Mirel Josa nuk kërkon të respektojë kampionatin deri në minutën e fundit dhe këtë e tregon më së miri formacioni që pritet të hedhë në fushen e lojës, ku nuk ka kursyer pjesën më të mirë të skuadrës. Ashtu si kampionet e këtij sezoni edhe Luftëtari kërkon të mbyllë aventurën në Supërligë me dinjitet, pasi kërkon surprizën ndaj korçarëve.Ajo që bie në sy në këtë përballje është risia përsa i përket arbitrimit. Për herë të parë në historinë e Supërliges do të gjykojnë ndeshjen dy arbitre femra, të cilat do të jenë në rolin e asistenteve. Fatjona Borova dhe Klesta Gjyli do të jenë dy gjygjtaret, të cilat do ti japin një tjetër kuptim kësaj ndeshje futbolli.Në përballjen e sotme ndaj Luftëtarit trajneri i Skenderbeut Josa pritet që të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-4-2. Ne porte: Shehi. Ne mbrojtje: Radas, Bici, Gvizdenoviç, Vrapi. Në mesfushë: Kërçiku, Shkëmbi, Orelesi dhe Lilaj. Ndërsa ne sulm do të jenë dyshja e suksesshme Plaku, Pejiç.Në kampin tjetër skuadra e Luftëtarit pritet të luajë me Formacionin: 4-4-2. Në portë: Thano. Në mbrojtje: Brahimi, Sinani, Beqiri, Mersimi. Në mesfushë: Kazma, Çunaj, Batha, Biraçi. Ne sulm dyshja Gjini, dhe Shurdhi.Ndeshja do të luhet në qytetin e Korçes në oren 17.00, ndërsa pritet që tifozët vendas të vazhdojnë festen e titullit kampion.