Sedorf: Nuk kam marrë asnjë ofertë nga skuadra e Milan
Klarens Sedorf, ka bërë të qartë se Milani nuk e ka kontaktuar asnjëherë për t'i propozuar atij të zërë vendin e Masimiliano Alegrit në fund të këtij sezoni. Sipas mediave italiane, mesfushori holandez ishte emri i preferuar nga presidenti Berluskoni dhe ky i fundit thuhet se ka kontaktuar me lojtarin e Botafogos për ta bindur të kthehet në Itali."Gjatë karrierës sime janë thënë shumë gjëra. Nëse Milani do të më kishte thirrur do të ishte diçka krejtësisht ndryshe, por ata nuk kanë e kane bërë një gjë të tillë akoma. Ky është vetëm spekulim mediatik, pasi në adresën time nuk ka ardhur asnjë ofertë", deklaroi Sedorf.Holandezi ka qenë protagonisti kryesor i sukseseve të skuadrës së tij që nga Shtatori kur iu bashkua Botafogos, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt titullit kampion në krahinën e Rios pas fitores 1-0 ndaj Fluminense."Çdo titull ka emocionet e veta, por kjo punë të rinon sa herë që fiton. Emocionet e këtij titulli ishin të njëjta me ato të çdo trofeu tjetër të fituar në karrierë. Ne e merituam plotësisht, kishim durimin dhe forcën për t'ia dalë mbanë. Kishte edhe momente të vështira por unë jam i lumtur që isha këtu" ka përfunduar ish lojtari i Milan duke larguar një herë e mirë zërat që qarkullonin për një kalim të tij në pankinën e skuadrës së Milan.