Kukësi-Kastrioti, verilindorët kërkojnë fitoren dhe rikthimin në vendin e dytë
Kuksianët kanë një detyrë të vështirë sot përballë krutanve për tu rikthyer në vendin e dytë në renditje. Verilindoret pasi realizuan fitoren e madhe javen e kaluar ndaj Flamurtarit kërkojnë me çdo kusht që edhe sot të realizojnë një tjetër fitore që i rikthen ato automatikisht në vendin e dytë që mbahet nga Teuta, e cila dje realizoi një fitore ndaj Laçit.Të besuarit e Armando Cungut edhe pse luajnë në transfertë kërkojnë nuk e vënë në diskutim fitoren pasi për ta triumfi në transfertë dy javë para përfundimit të kampionatit vlen më shumë se sa gjithë sezoni.Motivimi te skuadra verilindore për të mbajtur vendin e dytë në renditje është në maksimum ndërsa pritet që edhe sot ata të marrin një fitore tjetër të madhe. Nga ana tjetër skuadra e Kastriotit kërkon ta mbyllë me nder kampionatin përballë publikut vendas, ndërsa mund tu rezervojnë një surprizë të madhe bregdetarve, të cilët presin me ankth një fitore të Kastriotit.Në përballjen e sotme krutanet pritet të luajnë me formacionin 4-4-2. Në portë: Osmani. Në mbrojtje: Caca, Xhafa, Sykaj, Hoxha. Në mesfushë: Gocaj, Karapici, Kalari, Turdiu. Ndërsa në sulm do të jenë Shaba dhe Shehaj.Nga ana tjetër trajneri i skuadres Kukësit, Armando Cungu, pritet të hedhë në fushë formacionin: 4-4-1-1. Në portë:Halili. Në mbrojtje: Peqini, Brahja, Malakarne, Malota. Në mesfushë: Malindi, Musolli, Biskup, Allmuça. Ndërsa në sulm Alikaj do të jetë mbështesi kryesor i sulmuesit serb Popoviç.Ndeshja do të luhet në Krujë në orën 17.00.