Fiorentina vs Roma, supersfida që vendos të ardhmen në kupat e Europës
Në kampionatin italian, takimi më i rëndësishem i fundjaves do të jetë ai mes Fiorentinës dhe Romës. Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në kupat e Europës, ndaj edhe kjo përballje është cilësuar jo më kot si dueli europian.Skuadra vjollcë, e cila aktualisht mban vendin e 4 në renditjen e Serisë A kërkon që përballë publikut vendas të bëjë një përformancë të shkëlqyer dhe të vazhdojë rrugen drejt konfirmimit si pretendente për të marrë pjesë në kupat e Europes dhe pse jo të rrezikojë ti marrë vendin e tretë skuadres së Milan, që do të thotë pjesmarrje në Chempions Ligë.Nga ana tjetër skuadra e Romës do të ketë një detyrë të vështirë në shumë pak javë. Kryeqytetasit do të tentojnë të marrin dy fitore ndaj dy skuadrave që pretendojnë Europën. Sot ndaj Fiorentinës dhe dy javë më pas ndaj Milan, kryeqytetasit do të kërkojnë fitoret më të mëdha të sezonit për të arritur një vend në kupat e Europës dhe pse jo zonën Chempions.Në përballjen e dites së sotme trajneri i Fiorentines, Vinçenso Montela pritet që të hedhë në fushë formacionin: 4-3-3. Në portë: Viviano. Në mbrojtje: Tomoviç, Rodrigues, Komper dhe Paskual. Në mesfushë: Akuilani, Pizarro dhe Borja Valero. Ndërsa ne sulm do të jetë treshja: Kuadrado, Jovetiç dhe Ljajiç.Nga ana tjetër trajneri i Romës, Andreacoli pritet të përgjigjet me formacionin: 4-2-3-1. Ne portë: Lobont. Në mbrojtje: Torosidis, Markuinjos, Kastan dhe Balxareti. Në qender të mesfushes do të jenë dyshja De Rosi dhe Pjaniç. Ndërsa treshja: Lamela, Florenci dhe Toti do të mbështesin në repartin e avancuar sulmuesin Osvaldo.Ndeshja do të luhet në orën 20 e 45 minuta në stadiumin e Firences, “Artemio Franki”.