Kategoria e parë, java e 29-të. Të shumta duelet për mbijetesë

Kategoria e parë luan sot ndeshjet e vlefshme për javen e 29-të. Pasi janë konfirmuar tashmë skuadrat që kalojnë automatikisht në Supërligë një luftë shumë e ashpër po zhvillohet në fundin e renditjes, ku shumë skuadra rrezikojnë rënien në një kategori më poshtë.Dy javet e fundit të kësaj kategorie do të jenë një betejë më vete, pasi të gjitha ndeshjet do të jenë si një finale. Ndër skuadrat e mëdha që rrezikojnë rënien nga kategoria është edhe Dinamo, një ekip që dikur ka qenë emblemë e futbollit shqiptar. Blutë do të luajnë sot ndeshjen më të vështirë të kampionatit në transfert ndaj Ilirisë së Fush-Krujes.Përveç dinamoviteve për të rënë nga kategoria rrezikojnë të gjitha skuadrat, duke përfshirë edhe vendin e gjashtë në renditje që mbahet nga Butrinti. Nga ky pozicion dhe deri te vendi i parafundit, skuadrat kanë një diferencë prej 6 pikesh, çka do të thotë se matematika u lejon të gjthave të shpresojnë për një qendrim në kategorinë e parë.Ndeshjet e javes së 29-të do të luhen të gjitha sot, në orën 17: do të kemi këto përballje:Partizani - Besëlidhja, Kamza - LushnjaNaftëtari - Ada, Himara - ButrintiGramshi - Elbasani, Mamurrasi - TërbuniPogradeci – Burreli, Iliria - Dinamo