Falmurtari -Vllaznia, në Vlorë luhet vetëm për prestigj

Të dalura jashtë objektivave të sezonit Flamurtari dhe Vllaznia do të masin forcat me njëra-tjetrën në një ndeshje e cila më shumë vlen për statistika, sesa për një vend më të mirë në renditjen e përgjithshme.Vlonjatët pas tensionit të krijuar brenda skuadres për arsye të mosarritjes së objektivit do të vinë në këtë përballje me shumë ndryshime në formacion, ku një hapësirë të veçantë trajneri Gjoka u ka rezervuar lojtarve të rinj.Në takimin përballë shkodranëve në formacionin e kuqezinj pritet të jenë për herë të 9 vlonjatë titullarë. Tifozët kërkojnë që lojtarët, të cilët i turpëruan në Kukës të mos jenë pjesë e skuadres në këtë përballje. Nga ana tjetër edhe skuadra e Vllaznisë pritet të luajë me të rinj në këtë përvallje, trajneri Bushati vazhdon të eksperimentojë të rinj të talentuar që mund t’i nevojiten skuadres për edicionin e ardhshëm.Në përballjen e dites së sotme tekniku i Flamurtarit, Xhoka, pritet të hedhë në fushë formacionin: 4-4-2. Në portë: Xhelili; në mbrojtje: Liçaj, Hasani, Bisha, Mici; në mesfushe: Bregu, Telushi, Kuqi, Pepa; në sulm do të jetë dyshja Nelaj, Idrizi.Nga ana tjetër trajneri i Vllaznisë Bushati pritet tu përgjigjet vlonjatëve me formacionin: 4-4-1-1. Në portë: Hallunaj; në mbrojtje: Kruja, Beqiri, Belisha, Marku; në mesfushë: Borshi, Tafili, Bardulla, Hajdari; në sulm Shtubina do të mbështesë sulmuesin Rexha, i cili është në balotazh për një vend formacioni me të riun Gjini.Ndeshja do të luhet në orën 17.00 në stadiumin Flamurtari të Vlorës.