Tirana- Bylis, formacionet e mundshme

Tirana kërkon të rikthehet te fitorja në shtëpi sot përballë skuadres së Bylisit. Kryeqytetasit edhe pse kanë bërë një sezon për tu harruar këtë vit, kërkojnë që nga dy ndeshjet e fundit të marrin maksimumin për ta mbyllur sezonin të pakten me dy fitore.Nga ana tjetër skuadra e Bylisit, e cila e ka mendjen më shumë te finalja e kupes se sa te kampionati kërkon që sot ndaj kryeqytetasve të marrë së paku një pikë për të siguruar qendrimin në kategorinë superiore.Ballshioteve u nevojitet vetem 1 pikë në dy ndeshjet e mbetura që të zyrtarizojnë automatikisht qëndrimin në eliten e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm.Trajneri Dede premton që skuadra e tij do ta mbyllë me dinjitet kampionatin, ndërsa thekson se stafi po mendon që tani për sezonin e ardhshëm. Në kampin tjetër tekniku Shensojë pret nga djemtë e tij fitore për të siguruar qendrimin në Supërligë.Në përballjen e dites së sotme tekniku i bardhebluve pritet të hedhë në fushë formacionin: 3-4-2-1. Në portë: Çaka. Në mbrojtje: Pigoni, Pashaj, Hoxhallari. Në mesfushë:Sina, Taku, Muça, Ahmataj. Në Sulm: G. Lika dhe Hysenbelliu do të jenë mbështetësit kryesot të sulmuesit Çota në repartin e avancuar.Në kampin tjetër trejneri i skuadres së Bylisit, Shensoji, pritet të hedhë nga minuta e parë formacionin: 4-4-2. Në portë: Haxho. Në mbrojtje: Idrizi, Adigun, Buzi, Kelmendi. Në mesfushë: Tahiraj, Arifaj, Ikpe, Huan. Ndërsa në sulm do të jenë dyshja: Bakiu dhe Arbëri.Ndeshja do të luhet në orën 17.00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".