Abramoviç dhe Mourinho takim special për të ardhmen e Chelsea
Të gjithë në bord! Bosi rus, Roman Abramovich, po përgatit skuadrën e tij për të pushtuar Europën në sezonin e ardhshëm. Pas përfundimit të ciklit 6-mujor të Rafa Benitez në krye të stolit të londinezve, në fund të sezonit pritet të rikthehet në pankinën e "Bluve", njeriu më karizmatik i futbollit, Hose Mourinjo.Portugezi nuk ia arriti dot të fitonte Chempionsin e 10 me yjet e Real Madrid dhe ky fakt ka bërë që emri i tij të përflitet si më i mundshmi për tiu bashkuar "flotës" së manjatit rus për të realizuar objektivat e tij madhore. Por, edhe pse Abramoviç po bën të pamundurën të rikthejë "Special One?, në bord ka edhe mendime ndryshe, që janë skeptike për punën e portugezit.Gazeta "Sunday People" ka zbuluar se Abramoviç ka lënë takim këtë javë me Mourinhon dhe vendi ku do të diskutojnë gjithçka, është jahti 360 milionë euro superluksoz i bosit rus, i cili do lundrojë në ujërat e detit Mesdhe.Mediat spekulojnë se rusi do paguajë klauzolën e Mou-s 16 milionë euro dhe do t'i japë si dhuratë të parë sulmuesin e Atletico Madrid, Radamel Falcao. Por Special One do të kërkojë rikthimin e Lukaku nga West Bromuiç, blerjen e Varane dhe qëndrimin e Lampard. Ndërsa së bashku me veteranin anglez në mesfushë, Mourinho kërkon të marrë me vete edhe mesfushorin spnajoll, Ksabi Alonson. Gjithçka mbetet për tu parë se si do të shkojë takimi me Mourinhos dhe Abramoviç, i programuar që të realizohet në jahtin luksos të këtij të fundit.