Ajaxi shpallet kampion kampion në Holandë për të 32-ën herë

Klubi i Ajaksit në Holandë, është kampioni i këtij sezoni në EreDivizie. Kryeqytetasit Tulipan kanë fituar titullin e 32-të në historinë e tij, pas fitores së thellë 5-0 të arritur ndaj Vilem në "Amsterdam Arena".Ajaksi e ka siguruar këtë titull një javë para përfundimit të kampionatit të Holandës, me 73 pikë, 4 më shumë se sa ekipi i PSV-së, që renditet i dyti. Golat për Ajaksin në sfidën e festimit të titullit janë realizuar nga Sigtorson në minutën e 12-të, dhe Eriksen 25 duke mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave. Në fraksionin e dytë të lojës, për ta bërë më të bukur festën e titullit kampion, vendasit arrijnë të realizojnë edhe tre gola të tjerë.  Fisher në minutën e 69 e çon në tre shifrën e golave, ndërsa De Jong  dhe Hoesen 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, shënojnë emrat e tyre në këtë fitore të madhe që i shpall ata automatikisht kapion të Holandës, 1 javë para përfundimit të kampionatit.Ky është titulli i tretë radhazi për ekipin holandez në tri vitet e fundit, ndërsa ajo që vlen të përmendet është se trajneri i Ajaksit, Frank De Bur, një nga legjendat e kombëtares Tulipane, bëhet njeriu i dytë pas Pep Guardiolës që arrin të fitojë tre tituj kampion radhazi si trajner dhe lojtar.Me këto fitore radhazi, ish lojtari i kombëtares holandeze, shumë shpejt mund të shndërrohet në një nga emrat me të kërkuar të merkatos së trajnerëve, pasi te Ajaksi ai ka bërë një punë të shkëlqyer ku përveç trofeve ka prodhuar edhe talente futbolli.