Sukaj dhe Bulku fitojnë Kupën e Iranit me skuadrën e Sepahan
Shkodrani Xhevahir Sukaj dhe Ervin Bulku janë bërë protagonistët kryesorë të Kupës së Iranit, pasi dy shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre që skuadra ku ata aktivizohen, Sepehani, të fitojë këtë trofe. Të dy lojtarët tanë kanë luajtur si titullarë në takimin deçiziv për të fituar trofeun e parë sezonalë në finalen e djeshme ndaj Pesepolis. Ekipi ku aktivizohen dyshja Sukaj –Bulku, ka fituar me rezultatin përfundimtar 4-2.Në fakat koha e rregullt e këtij takimi përfundoi 1-1 me gola të Ansariafar për miqtë dhe Xhevahir Sukajt për ekipin e Sepahanit. Në kohën shtesë, miqtë janë shumë pranë titullit pasi arrijnë të kalojnë në avantazh përsëri në minutën 98, por regimi i vendasve nuk vonon dhe gjithçka rikthehet në barazpeshë. Edhe pas 120 minutash loje nuk përcaktohet fituesi dhe skuadrat detyrohen qe tu drejtohen penalltive për të shpallur edhe fituesin e kësaj finale të madhe në futbollin Iranian.I pari që godet për skuadrën e Sepahan, është lojtari i kombëtares sonë, Ervin Bulku. Gjuajtja e mesfushorit Kuqezi është perfekte dhe një ogur i mirë që skuadra e Sepehanit të dalë triumfues në këtë finale, pasi lojtarët miq humbasin dy penalltitë e radhës.Skuadra e Sepahan shpallet kështu fituese e këtij trofeu, ndërsa dy shqiptarët Bulku dhe Sukaj, janë padyshim dy protagonistët kryesorë të këtij suksesi.Si mesfushori i kombëtares ashtu edhe sulmuesi shkodran, kanë dhënë një kontribut të çmuar te kjo skuadër jo vetëm në këtë ndeshje por përgjatë gjithë sezonit. Si shpërblim për punën e palodhshme, ata kanë arritur të fitojnë një trofe të çmuar siç është Kupa e Iranit. Përveç fitimit të këtij trofeu Sukaj ka shënuar në total 17 gola këtë sezon ndërsa pret një ftesë nga trajneri i kombëtares tone, Giani De Biazi.