Liga 1 Franceze, rezultatet e javës së 35-të

Në kampionatin Francez, PSG ka hedhur një hap fals në javën e 35-të. Kryeqytetasit i kanë shpëtuar humbjes në shtëpi kundër Valensienn duke barazuar me rezultat 1-1.Nga një mbrëmje që pritej të ishte festive në “Parc des Princes”, sfida e kësaj fundjave rezultoi një surprise, pasi ekipi mik befasoi me performancën e tij.Gael Danik, shënoi golin e parë të këtij takimi në minutën e 17-të duke i dhënë avantazhin skuadrës së Valensien. Për ta bërë ndeshjen me të vështirë për të besuarit e Anchelotit mendon arbitri i ndeshjes, i cili nxjerr me të kuqe qendërmbrojtësin Tiago Silva në fundin e 45 minutave të para. Në pjesën e dytë PSG edhe pse me 10 lojtarë arrinë të krijojë shumë raste, deri sa gjen golin e barazimit në minutën e 83-të me anë të mbrojtësit Brazilian, Aleks. Minutat e mbetura nuk mjaftojnë që të besuarit e Anchelotit të marrin tre pikët e radhës për të siguruar titullin kampion në Francë para përfundimit të kampionatit, kjo edhe si rrjedhojë e fitoreve që shënuan Marseja dhe Lioni në këtë fundjavë.Marsejezët fituan fituan 2-1 ndaj Bastias në shtëpi, ndërsa Lioni mundi në transfertë Nensin me rezultatin e pastër 0-3.Përballja e javës së ardhshme në “Sta De Sherland” mes Lion dhe PSG, do të vendos rreth titullit kampion, ku Parizienët nëse fitojnë arrijnë që të sigurojnë titullin e parë pas 19 vitesh.Në ndeshjet e vlefshme për javën e 35-të në Ligën e Parë Franceze janë shënuar këto rezultate:Sent Etien - Bordo 0-0Marseje - Bastia 2-1Monpelie - Brest 2-1Reaims - Ajasio 1-1Sosho - Lorient 1-0Tolusë - Lilë 4-2Troua - Evian 1-0Rene - Nice 0-3Nansi - Lion 0-3PSG - Valensien 1-1