Borusia Dortmund vs Bayern Munchen parapërgatitje për finalen e "Wembley"
Borusia Dortmund - Bajern Mynih do të jetë sfida më e rëndësishme e Bundesliges Gjermane në këtë fundjavë. Dy ekipet që po dominojnë futbollin europian do të masin sot forcat me njëra- tjetrën për të studiuar kundërshtarin në prag të një përballje tjetër të madhe si ajo e finales së Chempions Ligë.Kjo ndeshje, e cila nuk ka shumë vlerë për sa i përket kampionatit do të jetë një test i rëndësishëm për trajneret e të dyja skuadrave, të cilët do të studiojnë skemat e kundërshtarit për të patur një njohuri më të madhe në finale e Uemblit, ku dy ekipet do të dikutojnë fituesin e trofeut më të rëndësishëm në Europë për klube.Të dy trajneret pritet që në këtë përballje të hedhin në fushë formacionin e dytë për të mos rrezikuar dëmtimin e ndonjë lojtari kryesor për sfidën e madhe të sezonit.Trajneri i vendasve të Dortmund Jurgen Klop pritet që në takimin e dites së sotme të hedhë në fushë formacionin: 4-2-3-1. Në portë: Vajdenfeler. Në mbrojtje: Shmelcer, Humels, Santana, Groskrojç. Në qender të mesfushes: Shahin, Kehel. Ndërsa treshja: Rojs, Gyndogan, dhe Hofman do të mbështesin sulmuesin e vetem në repartin e avancuar Sheiber.Në kampin tjetër trajneri i skuadres së Bajern Mynih Jup Heinkes pritet që tu përgjigjet verdhezinjve me formacionin: 4-4-2. Në portë: Shtark. Në mbrojtje: Kontento, Boateng, Van Bujten, Rafinja. Në mesfushë: Shaqiri, Çan, Gustavo dhe Myler.Ne sulm do të jetë dyshja Gomez dhe Pizarro. Ndeshja do të luhet në oren 18 e 30 minuta në stadiumin e e Dotmundit Sinjal Iduna Park, i cili si gjithmonë pritet që të shpërthejë në një atmosferë inkadeshente.