Juventus kampion i Italisë, “zonja” fiton titullin e 29 sipas FIS dhe të 31 në fushë

Juventusi edhe matematikisht është kampioni i Italisë. “Zonja e Vjetër” të dielën pasdite ne Torino mundi Palermon me rezultat 1-0, duke mbrojtur titullin e kampionit. Ishte Arturo Vidal (58) që shënoi golin e fitores për Juven duke i siguruar gjigantit italian titullin e 29-të në tokën italiane.Torinezët më këtë fitore arrijnë në kuotën e 83 pikëve, 11 pikë më shumë se Napoli që zë vendin e dytë, kur kanë mbetur të zhvillohen edhe tri xhiro deri në fund të këtij sezoni. Ndërkohë, fitore të rëndësishme në këtë fundjave ka shënuar edhe Lazio që në shtëpinë e vet dërrmoi Bolognan me rezultat 6-0.Ishte sulmuesi gjerman Miroslav Klose hero i kësaj fitore pasi që realizoi pesë gola, kurse një gol për “lacialët” e shënoi Hernanes. Fitores i është gëzuar edhe Milan që me golin e Mario Balotellit (84) mundi Torinon me rezultat 1-0.Serie A / java e 35-tëRezultatetMilan-Torino 1-0Catania-Siena 3-0Genoa-Pescara 4-1Juventus-Palermo 1-0Lazio-Bologna 6-0Parma-Atalanta 2-0Udinese-Sampdoria 3-1Sonte takohen:20:45, Napoli-InterDjeChievo-Cagliari 0-0Fiorentina-Roma 0-1Tabela: Juventus 83, Napoli 69, Milan 65, Fiorentina 61, Roma 58.