Fernandinjo është gati të shkojë te Mançester Siti

Mesfushori brazilian i Shakhtar Donetsk, Fernandinjo, ka deklaruar se dëshiron të shkojë te Mançester Siti në verë, ndërsa i ka kërkuar klubit të tij të ulë disi çmimin e kartonit që i ka vënë, në mënyrë që klubi anglez të vazhdojë të interesohet për të.Mançester Siti ka shprehur interes për lojtarin por trajneri Roberto Mançini ka bërë të qartë se klubi nuk do të shpenzojë shifrën e çmendur të 50 milion eurove që kërkon klubi ukrainas për shitjen e 28 vjeçarit.Vetë Fernandinjo ka sqaruar se pas 8 viteve të kaluara në Donetsk, është koha që ai të transferohet në Angli në mënyrë që të sigurojë përfundimisht edhe një vend në kombëtaren braziliane për Botërorin e vitit të ardhshëm."Edhe shokët e mi të skuadrës shpresojnë që unë të shkoj te Siti. Ata e dinë që kampionati anglez është shumë i rëndësishëm dhe që Mançester Siti është një klub i madh. Ndaj ata të gjithë urojnë që unë të shkoj atje, drejt një klubi elite. Personalisht besoj se shanset e mia për të marrë pjesë në Kupën e Botës do të përmirësohen nëse i bashkohem Sitit. Edhe interesi ndaj meje do të rritej, pasi në Brazil nuk kanë mendim aq pozitiv për kampionatin ukrainas. Në vendin tim nuk njihet ajo që bëjmë këtu", shpjegoi futbollisti brazilian.