Higuain drejt Anglisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2013, 09:26
Sulmuesi argjentinas i Real Madridit, Gonzalo Higuain ka shumë mundësi që në fund të këtij sezoni të largohet nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.Duket se krerët e ekipit madrilen dëshirojnë të mbajnë sulmuesin francez, Karim Benzema dhe të largojnë argjentinasin. Janë tri klubet e mëdha angleze, Manchester City, Arsenal dhe Tottenham që janë duke e vëzhguar situatën e 25 vjeçarit.Higuain ka kohë që kërkohet edhe nga klubi italian, Juventus.