Nis “Valsi i pankinave”, Chelsea "shtëpia" e rradhës e Mourinhos
Eleminimi i Real Madrid nga Champions League i hap dyert largimit të Jose Mourinhos nga "Santiago Bernabeu". Tekniku portugez, pas ndeshjes, e pranoi edhe vetë largimin e tij duke lënë të nënkuptohej se Chelsea do të jetë "shtëpia" e tij e rradhës.Transferi i "Special One" do të shkaktonte një efekt domino edhe në pakina të tjera, që sheh të përfshirë trajneri aktual të Paris Saint Germain Carlo Ancelotti dhe atë të Bayern Munchen Jupp Heynckes, i cili duhet ti lirojë vendin Pep Guardiolës.Ish trajneri i Milan dhe Chelsea është shumë pranë transferimit te "Los Blancos", dhe nëse ndodh diçka e tillë atëherë klubi parizien do ta mirëpriste gjermanin Jupp Heynckes. Për stolin e parizienëve kandidat i fortë është edhe francezi i Arsenal Arsene Wenger, i cili duket se ka ardhur në fund të aventurës së tij me "Topçinjtë.Valsi i pankinave do të prekë edhe Serie A ku Milan, Inter, Roma dhe Napoli duket se do të ndryshojnë trajnerët sezonin e ardhshëm