Barcelona nis të mendojë për goditjet e merkatos së verës

Pas eleminimit të turpshëm në Champions League nga Bayern Munchen, Barcelona ka nisur menjëherë të mendojë për goditjet e merkatos së verës në mënyrë që të rikthehet sërish mes pretendentëve kryesorë.Drejtori Sportiv, Andoni Zubizarreta, i ka të qarta idetë: Pas largimit të Victor Valdes, Barça do të kërkojë një portier dhe në pole-position është gardiani slloven Inter Samir Handanoviç, ndërsa për qëndrën e mbrojtjes objektivi parësor është gjermani Mats Hummels, i cili mund ti japë Tito Vilanovas freski dhe siguri në repartin më problematik.Në mesfushë me siguri Thiago Alcantara do ta nisë sezonin e ri si titullar, por revolucioni i vërtetë do të jetë në sulm. Njëri prej Alexis Sanchez dhe David Villas do të duhet të lerë "Camp Nou" dhe pritet të afrohen Sergio Aguero dhe Neymar. Por edhe baby-talenti Gerard Deulofeu, do të jetë gati për të kaluar në skuadrën e parë.