Pep Guardiola: Periudha ime te Barcelona është mbyllur

Pas Bogotas, ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e vazhdoi turneun e Amerikës Latine në Buenos Aires ku mbajti fjalën e tij përpara qindra fëmijëve, të cilëve nuk u shpëtoi asnjë pyetje për ekipin e tij të ardhshëm, Bayern Mynih. Gjithsesi, tekniku katalanas nuk preferoi të jepte një përgjigje rreth kësaj çështjeje, por nuk u kursye në komente rreth mundësisë së rikthimit te Barcelona."A do të kthehem një ditë te Barça? Porta mbetet e mbyllur por unë kam kaluar një periudhë fantastike me atë skuadër ku u formova si lojtar por edhe si trajner. Por si çdo gjë në jetë, lind, rritesh dhe piqesh prandaj periudha ime te Barcelona është mbyllur", tha Pep.Në vijim, magjistari i stolit flet edhe për rrugëtimin e tij në detyrën si trajner."U bëra trajner sepse dëshiroja të zhvilloja futboll të bukur me skuadrën time. Formula e sukseseve është fitorja me skuadrat e mëdha", përfundoi ai.Guardiola nuk mundi të evitonte asnjë pyetje për Lionel Messin, duke theksuar me diplomaci se ishte një kënaqësi e madhe që ka pasur nën urdhrat e tij lojtarin më të mirë të botës. Pep Guardiola do ta marrë drejtimin e Bayern Munchen në fund të këtij sezoni për të zenë vendin e Jupp Heynckes.