Festa e Pashkës, shtohet fluksi i hyrje-daljeve në pikat doganore
Festa e Pashkës, dhe lëvizja e njerëzve për të festuar atë, ka bërë që të shtohet fluksi i hyrje-daljeve të shtetasve nga pikat doganore të Kapshticës dhe të Kakavijës.Shumë shtetas shqiptarë kanë udhëtuar drejt shteti helen për të festuar Pashkët tek të afërmit e tyre por dhe shumë të tjerë kanë ardhur që ta festojnë këtë festë në Shqipëri.Gjatë 24-orëve të fundit në doganën e kapshticës kanë hyrë 4461 shqiptarë me 1347 automjete dhe kanë dalë 2224 shtetas me 504 automjete.Kurse në Kakavijë gjatë orëve të mbrëmjes shërbimet e Policisë Kufitare njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë: 6100 shtetas dhe 1510 mjete si dhe kanë dalë 4050 shtetas dhe 1000 automjete.Pala jonë po punon me shtatë sportele në hyrje dhe tre në dalje , pala greke me tre në dalje e tre në hyrje. Të paktën deri tani nuk janë krujuar radhë të gjata edhe pse procedura e hyrjes në Shqipëri nga pala greke është e zgjatur për shkak të llogaritjes së ditëve me pasaportat bimoetrike të qëndrimit në hapsirën Shengen.