Të majtët “heqin” Kosovrastin, Bashkia: Votimi i paligjshëm, padi ndaj grupit të PS-së
Pamvarësisht se Bashkia e Tiranës kishte njoftuar zyrtarisht se nuk ishte thirrur mbledhja e Këshillit Bashkiak, grupi i bashkuar i të majtëve është dyndur në derën e këtij institucioni me qëllim shkarkimin e kryetarit Kosovrasti dhe emërimin e socialistit Aldrin Dalipi. Për disa momente në dyert e bashkisë ka pasur një betejë deklaratash pasi këshilltarët nuk janë lejuar të futen në sallën e mbledhjeve me justifikimin zyrtar se nuk ishte lajmëruar asnjë mbledhje.Pas 3 orësh përpjekje, këshilltarët e majtë e kanë zhvilluar mbledhjen në paradhomën e këshillit bashkiak duke shkarkuar me 31 vota Njazi Kosovrastin dhe në vend të tij kanë votëbesuar Aldrin Dalipin.Menjëherë pas zgjedhjes si kryetar i këshillit bashkiak nga të majtët, Aldrin Dalipi është shprehur për mediat se detyra e tij nuk është politike por qytetare.“Këshilli bashkiak është institucion kushtetues dhe nuk është në varësi së Bashkisë së Tiranës” është shprehur Aldrin Dalipi.Ndërsa i pyetur nga mediat në lidhje me shkarkimin e tij, Njazi Kosovrasti ka theksuar se nuk është në dijeni për shkarkimin e tij duke theksuar se do të flasë vetëm pasi të njihem me zhvillimet.“Kam qënë në mbledhjen e KQZ-së dhe nuk jam në dijeni se çafrë ka ndodhur. Do flas pasi të jem njohur me zhvillimet” është shprehur ai.Bashkia e Tiranës nga ana e saj ka sqaruar se mbledhja nuk ishte e ligjëshme, pasi nuk ishte lajmëruar për një gjë të tillë. Sipas ligjit, këshilli bashkiak thirret nga një e treta e anëtarëve por kërkon ok-in ose të kryetarit të këtij institucioni ose të kryebashkiakut, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur. Megjithatë ky votim do të shqyrtohet edhe nga prefekti, Keltis Kruja, i cili do ta vlerësojë si të ligjshëm apo jo brenda 10 ditëve.Nga ana e saj, Bashkia e Tiranës dënoi dhunën e përdorur nga disa këshilltarë ndaj institucionit të Bashkisë dhe bën të ditur se do të bëj kallëzim penal ndaj personave përgjegjës. Të gjitha veprimet dhe deklaratat e sotme të disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak, janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik.Ora 11:00 Kaos në këshillin bashkiak të TiranësParaditen e sotme dyert e sallës së Këshillit Bashkiak u mbyllën dhe anëtarët e majtë arritën të futen mes tensionesh në ambientet e Bashkisë.Ata pretendonin se kishin bërë kërkesën përpara 5 ditësh për zhvillimin e kësaj mbledhjeje jashtë radhe ndërsa kanë akuzuar kryebashkiakun Basha se e ka mbyllur qëllimisht derën e sallës ku zhvillohen mbledhjetTë majtët i bënë thirrje kryebashkiakut për të lejuar hapjen e derës së sallës së këshillit Bashkiak dhe zhvillimin e mbledhjes dhe vijimin me rendin e ditës por nuk u kthye asnjë përgjigje dhe ata u detyruan ta zhvillojnë mbledhjen në paradhomë.Kryetari i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi u shpreh se të majtët janë shumicë në këshillin bashkiak dhe si të tillë duhet të respektohen“Kërkoj të zbatohet ligji dhe vullneti i shumicës. Jemi përballë një fakti qesharak, janë ndërruar bravat e dyerve. Veprimi i kreut të bashkisë Lulzim Basha është qesharak prandaj i bëjmë thirrje të zbatojë ligjin. Ne nuk kemi vullnet për të bllokuar dhe nuk jemi as për konflikt politik.Kërkesa drejtuar bashkisë vjen nga 31 këshilltarë. Basha të lejojë shumicën të ushtrojë detyrën” është shprehur Dalipi.Të njëjtën linjë mbajti edhe anëtari i LSI-së Shezai Rrokaj. “Nuk jemi mazhorancë e stisur por mazhorancë reale në këshillin bashkiak” tha ai.