Rama: Dyert e PS-së të hapura për kuqezinjtë. AK, deversion për çoroditjen e opozitës

Kryetari i PS-së Edi Rama ka takuar sot një përfaqësi të Aleancës “Kuqezi” e cila është larguar nga kjo forcë politike.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se dyert e PS-së të hapura për kuqezinjtë.“Zhvillova një takim me përfaqësinw e AK, njerëzit që kanë marrë pjesë në formësimin e një partie që fatkeqësisht u shfaq së fundmi në rolin ë një force diversion për të çoroditur popullin opozitar në funksion të pushtetit familjar e të korruptuar të kryeministrit dhe publikisht dua tu them atë që u thashë edhe miqësisht në bashkëbisedimin tonë se dyert e PS, e aleancës për Shqipërinë Evropianë dhe çdo partie brenda aleancës janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë idealistë, opozitarë, që janë investuar në këtë projekt me çiltërsinë e qytetarëve të lodhur nga politika, të zhgënjyer nga tranzicioni, të paintegruar në forcat politike aktualë, në mënyrë që e gjithë ajo ënergji patriotike e gjenëruar nga ide për një Shqipëri më të mirë, e derdhur në dy vite për të sjellë ndryshimin të mos shkojë dëm”- tha Rama.Rama i është drejtuar me një apel  të gjithë kuqezinjve që sipas tij nuk i përfaqëson më sot logoja e AK, e cila është e ndërtuar mbi energji opozitare dhe idetë e njerëzve të zakonshëm që kërkojnë një vend më të mirë është kthyër në një diversion për të çoroditur popullin opozitar që t`i bashkohen Aleancës për Shqipërinë Europiane.Ndërsa përfaqësuesi i të larguarve nga Aleanca Kuq e Zi u shpreh se ata ishin kundër vendimit të kreut të AK që kjo forcë të garojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.“Aleanca Kuq e Zi ka një lider që e ka monopolizuar drejtimin e partisë. Prova më madhe ka qenë dalja vetëm në zgjedhje. Angazhimi i kryetarit  Kreshnik Spahiu për të dalë i vetëm në zgjedhje nuk është rrjedhojë e konsultave të gjera në parti. Ajo prezanton në masë të konsiderueshme pëlqimin e tij politik. Përkrahim opozitën shqiptare, sepse jemi koshientë që Shqipëria ka nevojë për rrotacion politik. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim” theksoi përfaqësuesi i të larguarve nga AK-ja