Korçë, shtim i rasteve me infarkt, mjekët: Konsulta me kardiologë

Mjekët kardiolog janë të shqetësuar për rritjen e rasteve të infarketeve në qytetin e Korçës. Shkaqet kryesore të sëmundjeve kardio vaskulare janë stresi, duhan pirja dhe mënyra e jetesës. Mjeku kardiolog, Pëllumb Bregu, thotë se 40 dhe 50 vjeçarët janë më tepër të prekur nga infarkti.Infarktet janë më shumë të përhapura në vend, kjo edhe për faktin se mosha e tretë është më e ndjeshme ndaj temperaturave të larta. Vetëm në një ditë, 40 persona kërkojnë ndihmën e mjekut.Mejkët rekomandojnë të bëhet kujdes duke shmangur daljen në orët e pikut ku temperaturat pësojnë rritje po ashtu të mos ketë asnjë neglizhencë duke bërë konsulta të shpeshta me mjekun kardiolog.