PD mbledh Konventën e Gruas, Berisha: Në 23 Qershor fitorja është në duart tuaja
Partia Demokratike ka mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve Konventën e Gruas.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së dhe njëkohësisht edhe shefi i qeverisë theksoi se kjo konventë është një mesazh për gruan shqiptare, për nënën shqiptare që arriti të pushtojë mbarë njerëzimin e përfaqësuar nga nënë Tereza. Sot është një homazh për vajzat shqiptare që po bëjnë gjithëçka për të vendosur barazinë. Kjo konventë është homazh për vajzat dhe gratë shqiptare që edukojnë çdo ditë fëmijët shqiptarë.
“Kjo është konventa ku ne do të vendosim për rolin tuaj, për arsimimin , për rolin tuaj udhëheqës, për përpjekjen tonë të madhe për të kapërcyer hendekun e pabarazisë gjinore. Për ne çështja e lirive dhe të drejtave tuaja është çështja më kryesore në mbrojtjen dhe të drejtat e njeriut. Ne zotohemi se do të bëjmë gjithëcka për respektimin e të drejtave tuaja. Së bashku me këtë projekt do të sulmojmë murin e patriarkisë dhe do të vendosim para ligjit ata që do të dhunojnë të drejtat dhe liritë e grave. Çështja e grave është çështje e potencialit kombëtar prandaj ftoj gratë e Shqipërisë që të bashkohemi për shkollimin e vajzave tona, që shkolla jonë të kap horizontet më të larta. Sot gratë dominojnë me 10 % më shumë në universitetet tona”, u shpreh Berisha
“Do të mbështesim karrierën e çdo vajze dhe çdo gruaje. Ato nderojnë katedrat e universiteteve jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Midis jush ka gra të cilat na përfaqësuan me dinjitet tek presidenti Obama, gra që kanë arritur suksese të mëdha. Do të përpiqemi që sot nga 18% që është numri i grave manaxhere dhe përfaqësuese biznesi, ta dyfishojmë atë, sepse vetëm kështu kombi ynë do të kap nivelet më të larta të zhvillimit.
4 vitet që vijnë që roli i grave do të rritet në çdo hallkë dhe çdo segment të shoqërisë dhe politikës shqiptare. Ne po ecim drejt zgjedhjeve të cilat janë përcaktuese për ëndrrat dhe të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Në 23 Qershor fitorja është në duart tuaja, fitorja është vepra juaj. Fitorja e PartisëDemokratike ka patur dhe do të ketë vetëm një emër, grua, vajzë, zonjushë”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.