Pashkët, Peshkopi i Apollonisë Nikolla uron besimtarët

Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e dielë Pashkët  të cilat simbolizojnë ringjalljen e jetës dhe të shpresës. Urimi tradicional i festës se Pashkëve Ortodokse nuk është kryer nga kryepeshkopi Janullatos, për arsye shëndetësore, por nga peshkopi i Apollonisë Nikolla.Në emër të kryepeshkopatës Peshkopi ka urur  të gjithe besimtarët ortodoks shqiptar që në këtë kohë krize dhe shqetësimesh të rikthejnë sytë tek besimi  për të gjetur forcën .Përfaqësuesi i kishës autoqefale shqiptare bën me dije se krypeshkopi Janullatos do të marrë pjesë në meshën e madhe të Pashkës.Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit  që zgjat 40 ditë dhe  quhen Kreshme.Kjo   përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli. Në  ditën e Pashkës sipas Biblës, fiton jeta mbi vdekjen me ringjalljen e Jezu Krishtit.Simboli i ditës së Pashkës janë ngjyrosja e vezeve të kuqe  të cilët simbolizojnë jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.