Ndotja në lumin Shkumbin, mjekët: Shmangni kontaktin me ujin
Lumi Shkumbin nuk do të pres në këtë fillim sezoni veror pushues për shkak të ndotjes së ujit.Drejtori i Agjenisë Rajonale të mbjedisit për qarkun e Elbasanit, Adi Madhi, tha se të gjitha komunat e bashkitë vazhdojnë të derdhin ujërat e zeza në lumin Shkumbin dhe ky është shkaku kryesor i ndotjes së lartë mikrobike në këtë lum.Sipas Madhit, hedhja e mbetjeve urbane përgjatë këtij lumi është një tjetër problem shqetesues. Drejtori i ARM theksoi se është parashikuar që përgjatë gjithë muajit Maj të realizohet inspektimi përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Shkumbin për të verifikuar nivelin e ndotjes dhe më pas këto rezultate do ti dërgohen instancave më të larta të cilat mund të luajnë rol shtrëngues ndaj njësive vendore për të përmirësuar situatën.Specialiste dermatologe Dezantila Tahiraj, tregon për disa nga risqet dhe pasojat në shëndet të pushuesve në rast se bien në kontak me ujëra të ndotur si në rastin e lumit.Gjatë viteve të fundit, lumi Shkumbin e ka patur tepër të theksuar problematikën e ndotjes ku nga viti në vit situata ka ardhur duke u rënduar. E nëse ky lum nuk të lejon të bësh banjo dielli në verë, ai është edhe një risk për ndotjen në rast se nuk ka një strategji apo një plan masash për pastrimin e tij.