100 vjetori i Pullës Postare, Berisha: Posta, institucioni më bashkëkohor
Paraditen e sotme në muzeun kombëtar është zhvilluar një ceremoni dhe ekspozitë me rastin e 100-vjetorit të pullës së postë shqiptare. Në këtë ekspozitë, publikut i janë paraqitur imazhet nga pulla e parë e postës e rrugtimi deri në këtë përvjetor. Po ashtu edhe shërbimi postar nga më i thjeshti dhe më i vështiri në kohë deri në postierin dixhital. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar. Berisha, ka shprehur gjithashtu falenderimet ndaj punonjësve të postë shqiptare dhe organizatorëve dhe koleksionistëve të pullave shqiptare në vite.“Sot shqiptarët kremtojnë një ditë të shënuar, ditën e emërtimit 100 vjet më parë të pullës së parë shqiptare të shtetit shqiptar. Ky ishte një moment i rëndësishëm për konsolidimin e pavarësisë dhe shtetit shqiptar. Pas vulës së qeversë, pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar. Në 100 vite, pulla shqiptare është bërë një zëdhënese e shkëlqyer e të gjitha fushave në zhvillimin e këtij vendi. Ajo ka mishëruar ngjarjet e mëdha që kanë kaluar shqiptarët, arritjet e tyre. Ajo ishte një pasqyrë besnike e kohës së vet dhe sot vjen me një koleksion ndër më të pasurit. Pulla është një vulë e kohës, një vulë e shtetit”, u shpreh Berisha.Qeveria e konsideroi postën si nisjen e mjaft projekteve të tjera të shqipërisë dixhitale duke garantuar se do të vazhdoj të mbështesë nisma të reja të këtij shërbimi.“Unë falenderoj dhe përgëzoj të gjithë ata që me koleksionet e tyre kanë pasuruar fondin e punës shqiptare, kanë konkurruar dhe kanë merrituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Përkushtimi i punonjësve të postë me ndihmën që i ka dhënë qeveria ka bërë që shërbimi postar nga një shërbim që po degradohej, të jetë sot një nga shërbimet më serioze dhe më të shpejta që i ofrohet qytetarëve. Posta shqiptare sot funksionon me postierin dixhital, i cili jep mundësinë e transparencës më të madhe. Posta u bë një promoter i zhvillimit të shqipërisë dixhitale. U uroj punonjësve të postës gëzuar 100 vjetorin e pullës së parë shqiptare”, u shpreh kryeministri Berisha.