Kukës, Familja që jeton në varfëri ekstreme, asnjë ndihmë nga shteti

Varfëri ekstreme dhe pamundësi për të ndjekur shkollën e për të marrë kurat e nevojshme për problemet shëndetësore- ky është fati i njëjtë i qindra familjeve në qarkun e kukësit.Situata e vështirë ekonomike e tyre nuk ka patur vëmendjen e institucioneve qeveritare edhe pse deputetwt  në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë qenë më aktiv në takimet e tyre me elektoratin. Kamera e “Ora News”, ndalet në njërën nga familjet në kukës. Në këtë shtëpi të rrënuar jetojnë 7 anwtarë të një familjeje ku njw grua si kryefamiljare i duhet të kujdeset për 6 fëmijët dhe ka përgjegjësinë ti arsimojw ata.Kushtet në të cilat jeton kjo familje janë shumë të vështira. Ndërtesa e amortizuar, për të cilën paguhet dhe qera, nuk ofron as kushtet më minimale për të qënë e banueshme. Thirrjet kanë qënë të shumta, edhe publike nëpërmjet medias si në këtë rast, por pavarësisht kësaj, situata mbetet po e njëjtë. Shteti, organizata, apo individë nuk janë treguar të gatshëm për të nxjerrë këtë familje nga kjo mënyrë jetese.