Vlorë, shkatërrohet banda, kishte trafikuar mbi 1 ton drogë
Policia e Vlorës së sajë të operacionit të koduar " Laguna” ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se janë përgjegjës për trafikimin e mbi 1.6 tonë lënde narkotike, kanabis sativa brenda një harku kohor brenda një viti.Gjatë këtij operacioni janë arrestuar Bexhet Aliaj 43 vjeç, Dritan Kaçani 42 vjeç dhe Shpëtim Shehu 23 vjeç të cilët akuzohen si pjesëmarrës të një organizatë kriminale ndërsa gjatë arrestimit atyre iu sekuestruan edhe 10 milionë euro.Të gjithë personat nuk ishin emra të panjohur për policinë e Vlorës pasi më parë atyre u janë sekuestuar edhe sasi të tjera lënde narkotike e tipit marjuanë.Policia e Vlorës shton se nga informacionet e sakta të ardhura nga Italia këtij grupi i janë sekuestruar edhe 4 ngarkesa të tjera me sasi të konsiderueshme marijuane.