KQZ, shqyrton ngritjen e Bordit të monitorimit të medias

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shoqëruar me debate lidhur me ngritjen e bordit të monitorimit të medias, për fushatën elektorale.Përfaqësuesi ligjor i PS, Gjoncaj ka theksuar se transparenca është shumë e rëndësishme në gjithë procesin e monitorimit të medias.Ndërsa kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi propozoi që bordi  të jetë me një anëtar më pak, pasi sipas saj një prej aëntarëve është emëruar në një post tjetër.Duke iu referuar Kodit zgjedhor (neni 85, pika 1), parashikohet ngritja nga KQZ, të BMM-së, 40 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore. Bordi ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private.P/vendimi propozon përbërjen prej 7 anëtarësh të BMM-së, dhe konkretisht: Basir Çollaku, Andi Kananaj, Adrian Thano, Dardan Malaj, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni, të cilët operojnë në fushën e medias. Në mbledhjen e parë konstituese do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Bordit.