Vdekja e 24-vjeçarit Medini jo aksidentale, është vrarë me thikë
U raportua si një vdekje aksidentale, por 4 ditë më pas policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për një vrasje. 24 vjeçari Ervin Medini, nuk ka vdekur aksidentalisht, pasi ra nga biçikleta siç u raportua fillimisht, por është vrarë me thikë për motive që policia i cilëson të dobëta nga shtetasi Nik Llakaj, tashmë i arrestuar. Të dhënat paraprake rreth ngjarjes sipas grupit hetimor treguan se një shufër hekuri e ka penguar të riun në rrugën me biçikletë për në banesën e tij në rrugën "Besa" në periferi të kryeqytetit.Policia theksoi më 29 Prill, ditën kur u shënua ngjarja, se Ervin Medini u rrëzua nga biçikleta dhe shufra e hekurit iu ngul në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda e për pasojë vdekjen. 24 vjeçari u gjet i gjakosur nga bashkëshortja e tij, pranë banesës së çiftit. Ndërkaq hetimet e mëtejshme treguan se bëhet fjalë për një vrasje.Marrja në pyetje e disa personave ka çuar në zbardhjen e detajeve të reja rreth ngjarjes. Policia ka zbuluar se i riu kishte një konflikt me një tjetër moshatarin e tij dhe me pas ka zbuluar se autor i saj është shtetasi Nik Llakaj, i cili është vënë në pranga.