Kapet 35 vjeçari i arratisur nga burgjet e Trikalas
Policia greke ka arrestuar të Premten një prej personave të arratisur nga burgjet e Trikalas.Bëhet fjalë për shqiptarin Ermal Lita 35 vjeç, i cili disa ditë pas arratisjes ishte përfshirë së bashku me shokët e tij në një një shkëmbim zjarri me policinë greke në qytetin Korinth afër Athinës. Nga shkëmbimi i zarreve ka humbur jetën një vajzë që kalonte me makinën e saj gjatë autostradës Athinë- Korinth.35 vjeçari është arrestuar në lagjen Peristeri të Athinës rreth orës 16:00 pasi kishte grabitur një supermarket. Sipas policisë greke të dhënat e tij janë indetifikuar pas dy përleshjeve me armë të mëparshme si dhe në një tjetër konflikt të armatosur me policinë në Mandra.Forcat e policisë kanë arrestuar dhe një person të dytë i cili më pas është lënë i lirë pasi nuk kishte lidhje me grabitjen në supermarket. I arratisuri nga burgjet e Trikalas është dërguar në policinë e Sigurimit të Athinës dhe po merret në pyteje.Nga Policia është bërë e ditur se shqiptari gjatë përleshjes në Peristeri ka hedhur dy granata dore, të cilat nuk shpërthyen, ndërsa mbante edhe një pistoletë dhe një granatë të tretë.Ndërkohë policia është ende në kërkim të 7 të arratisurve të tjerë nga burgjet e Trikalas në muajin Mars.