PS, Mimoza Hafizi: Sot po bëhet politizim i dhunshëm i institucioneve arsimore
Partia Socialiste ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, nëpërmjet kandidadates për deputete të PS-së, Mimoza Hafizi dhe ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për dhunim të shkollës dhe dështim për arsimin.“ Në këto 8 vjet Berisha shfrytëzoi paturpësisht instituciont arsimore të të gjitha niveleve për prapagandë politike, për premtimet dhe mashtrimet e radhës, për të shpalosur gjuhën e urryer ndaj opozitës. Kryeministri duke sajuar ndonjë inagurim shkon dhe dhunon shkollën për teatrin politik të rradhës. Mësues, petagogë, nxënës dhe të mitur përdoren për dekor elektoral në një mënyrë të përsëritur, para, gjatë dhe pas fushatave elektorale. Ata detyrohen të marrin pjesë në aktivitete politike apo të shkojnë në mitingjet e partisë familjare të Sali Berishës.Berisha me sjelljen e tij diktatoriale i antarëson mësuesit kolektivisht në Partinë Demokratike, me detyrim përcaktim për të rruajtur vendin e punës. Sot, në Shqipërinë e qeverisë së rrënimit, brenda shkollës po hapet një humnerë e errët, për të thithurr gjeneratën e fëmijëve dhe të rinjve në errësirën e analfabetizmit’, u shpreh Hafizi.