Ruçi: Rihapja e hetimeve për vrasjen e Fatmir Xhindit, lojë politike
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka zhvilluar sot një vizitë homazh në Roskovec, në nderim të deputetit Fatmir Xhindi i cili u vra 4 vjet më parë.Në fjalën e tij, Ruçi e ka cilësuar si lojë politike rihapjen e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Xhindi ndërsa shtoi se edhe pse ka kaluar 4 vjet kjo vrasje nuk është zbardhur.Rihapja e hetimeve për vrasjen e Fatmir Xhindit, është si një lojë politike. Çështja e vrasjes së Fatmir Xhindit është hapur dhe mbyllur disa herë,por nuk ka asnjë zgjidhje” theksoi Ruçi.Ndërkohë një ditë më parë edhe Kuvendi i Shqipërisë mbajti 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit të PS-së Fatmir Xhindi.Ish-deputeti i PS-së Fatmir Xhindi u vra më datën 2 maj në Roskovec ndërsa sot pas 4 vjetësh ende nuk ka një autor për krimin.