Pashkët, fluks të emigrantëve në Kakavijë

Festa e Pashkëve e cila kremtohet këtë të djelë ka shtuar fluksin e emigranteve  në pikat doganore, që lidhin vendin tonë me Greqinë.Sipas informacioneve, fluks emigrantësh të cilët kthehen në Shqipëri për të festuar me Pashkët me familjen janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.Kështu gjatë 24 orëve të fundit në pikën doganore të Kakavijës kanë hyrë 4121 shtetas me 1052 automjete  ndërsa kanë dalë  2261 shtetas me 665 automjete.Mësohet se pala greke punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje ndërsa  pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje me të cilat punon për të lehtesuar pritjet dhe shmangur radhët e gjata.Ndërkohë me afrimin e festës së Pashkëve pritet që në ditët në vijim të rritet fluksi i hyrje-daljeve në pikat doganore me shtetin grek.