Gjirokastër, kapen 65 kg marijuanë, në pranga 2 korçarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2013, 08:56
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 65 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe dy transportuesit e drogës.Sipas informacioneve droga është kapur në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhacë ndërsa në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Jetnor Vreshtulla 33 vjeç dhe Besnik Kosturin 44 vjeç, të dy nga Korça.Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndarë në 25 pako dhe ishte fshehur në furgonin me targa KO 4353 B, që drejtohej nga 33-vjeçari Vreshtulla.Mësohet se dy të arrestuarit e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta transportonin atë drejt Sarandës.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.