Makina merr flakë në ecje, plagosen burrë e grua
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje në afërsi të fshatit Vajkan. Sulejman dhe Alie Sulo përkatësisht 57 dhe 51 vjeç po udhëtonin me automjetin e tyre në drejtim të Lushnjes kur në rrethana ende të paqarta makina ka marrë flakë.Bashkëshortët kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore.Nga ekspertët e drejtorisë së policisë Fier konfirmohet për “Ora News” se shpërthimi nuk është aksidental por i qëllimshëm. Një nga pistat që blutë e Fierit po hetojnë është ajo e hakmarrjes pasi të lënduarit janë të afërm të tre personave që akuzohen për një vrasje të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Fierit.Arrestohen grabitësit e argjendarisëNdërkohë policia ka arrestuar 3 autorët e grabitjes së një argjendarie në Fier, ngjarje kjo e ndodhur 5 ditë më parë.Burime nga Policia e Fierit bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Niko Dolva 31 vjeç, Muharrem Rrokaj 24 vjeç dhe Naim Dyrmishi 23 vjeç, të cilët akuzohen për grabitjen me armë zjarri të argjendarisë që ndodhet pranë xhamisë në Fier dhe plagosjen e pronarit të saj.Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe disa sende që dyshohet se janë grabitur në argjendari.