Turkish Airlines, 6 çmime për agjensitë e promovimit
Të apasionuarit pas udhëtimeve ose udhëtarë të rastit, kanë gjetur 99 mundësi destinacionesh vetëm nga Turkish Airlines. Ndër kompanitë më të mira të fluturimeve në botë, Turkish Airlines u ka ofruar mbi 35 milion njërëzve kënaqësinë e një udhëtimi komod, shijen e ushqimeve tradicionale dhe shërbimin optimal.Duke falenderuar agjencitë më të mira të udhëtimeve, me 6 çmime përkatëse, drejtori i Turkish Airlines, Sedat Shimshek, në takimin e organizuar shprehu angazhimin e kompanisë në vazhdim.Kompania Turkish Airlines nderoi me 6 çmime agjencitë, që e kanë promovuar më shumë këtë kompani. Çmimet mbanin këto tituj: Agjensia më e mirë nën- IATA, promovimin më të madh për Turkish Airlines, shitjet më të shumta me destinacion Amerikën, për Europën, Lindjen e Largët dhe për shitjet më të larta në vitin 2012.Gjithashtu si pjesë të shpërblimit për agjencit, Tuirkish Airlines, ofroi 3 udhëtime për fitueset e shorteut. Duke treguar përkujdesje jo vetëm ndaj punojëse, por edhe për klientët, Turkish Airlines, tregon se mbetet ndër kompanit më të mira në botë përmes suksesit të vazhdueshëm.