Fasllia: Fermerët do të përfitojnë nga TVSH gjatë muajit maj
Fermerët do të mund të përfitojnë nga rimbursimi i TVSH-së për imputet bujqësore gjatë muajit maj.Pas votimit të këtij projektligji zv.ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, shpjegon se ky ligj synon që tu vijë në ndihmë fermerëve shqiptarëve. Sipas Fasllisë nga ky rimbursim përfitojnë vetëm ata fermerë që do të blejnë imputet e nevojshme bujqësore në tregtarë të njohur ligjërisht dhe duhet që të paisen me faturat përkatëse.Problem kryesor në këtë ndryshim mbetet buxheti që duhet vënë në dispozicion nga financat për dhënien e TVSH-së, para që mund të shkojnë afro 3 miliard lekë dhe nuk janë parashikuar në buxhetin e këtij viti.Sipas Ministrisë së Bujqësisë, tashmë do të hartohen udhëzimet se cilat do të jenë imputet bujqësore që do të përfitojnë nga kjo skemë.