Imami e Bylykbashi: Opozita s`do ketë shumicën në KQZ që të zhbëjë votën

Ministri i mbrojtjes Arben Imami gjatë një takimi me qytetarët e Elbasanit, u shpreh se rruga Tiranë-Elbasan, e cila është në ndërtim, përbën një vepër madhore për këtë qytet dhe qark ku ai ka kërkuar votat dhe për një mandat tjetër qeverisës në zgjedhjet e 23 qershorit.Ministri shoqërohej në këtë takim nga deputeti i Elbasani, Aurel Bylykbashi, i cili hodhi akuza ndaj opozitës dhe koalicionit PS-LSI, se po përpiqen të marrin shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t'i fituar zgjedhjet në tavolinë.Më tej Bylykbashi fajësoi opozitën për  mosvotimin e tre ligjeve si shkakun e bllokimit të vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.