PS: Berisha premton barazi gjinore, ndërkohë që detyron gratë të marrin pjesë në takime
Kryeministrin Berisha lidhur me takimin e mbajtur me gratë në Elbasan. Përmes një deklarate për mediat PS thekson se është e turpshme sesi në kuadrin e javës dedikuar barazisë gjinore dhe emancipimit të gruas shqiptare Sali Berisha detyron me anë të presioneve për vendin e punës këto gra e vajza të marrin rrugën për Elbasan për të dëgjuar kryeministrin në ikje.“Sot në qytetin e Elbasanit kryeministri Sali Berisha mbajti një takim me gratë dhe vajzat e rrethit të Elbasanit, në kuadrin e javës dedikuar barazisë gjinore dhe emancipimit të gruas shqiptare. Por është e turpshme, që pikërisht në këtë javë, e pikerisht në emër të barazisë e emancipimit, Sali Berisha detyron me anë të presioneve për vendin e punës këto gra e vajza të marrin rrugën për Elbasan për të dëgjuar kryeministrin në ikje. Provat për këtë fakt, që në fakt dihet botërisht tashmë, i mblodhi stafi i kandidatit të Partisë Socialiste për Peqinin Alfred Peza. Në faqen e tij zyrtare në Facebook gjenden të publikuara fotot që tregojnë qartë që edhe në këtë takim, si në shumë takime të tjerë të mbajtur nga Sali Berisha apo kryetarja e Kuvendit, sesi arsimtaret detyruar nga drejtoret të marrin pjesë në takimet e Sali Berishës. Organizatorët e takimit “shoqërojnë” me autobuzë arsimtaret e Peqinit dhe Pavojës të cilat zbresin më pas grupe-grupe e të shoqëruara për të shkuar në takim” thuhet në deklaratën e PS.Sipas PS ky fakt simbolizon qasjen e vërtetë të kryeministrit dhe të qeverisjes së tij ndaj çështjes të emancipimit të gruas dhe të vajzës shqiptare, që është e njëjta qasje që ka patur dhe vazhdon të ketë Sali Berisha me emancipimin politik më të gjerë të shoqërisë shqiptare, mbi lirinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të vet.Më herët Kryeminstri Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza ttë karrierën në Elbasan. Duke u ndalur tek gratë, Berisha premtoi rritjen e rolit te tyre në shoqëri drejt shkuarjes së një shoqërie që është larg asaj patriarkale dhe mbrojtjen e tyre ndaj dhunës.Nëpërmjet forcës së grave dhe vajzave shqiptare të cilat i cilësoi si arkitektet e fitores drejt 23 qershorit, Berisha tha se do të mund të garantojë fitoren e koalicionit të djathtë për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.