Malaria në Shqipëri, nis dezinfektimi i vendit

Malaria kërcënon vendin kryesisht zonat bregdetare, laguna e deri në Tiranë. Të 2 rastet e reja që janë identifikuar në Durrës, nuk janë autoktonë por të importuara dhe të infektuarit punonin në një firmë transporti nga Shqipëria në shtetin grek. Në total malaria brenda 3 viteve, që nga momenti ku u shfaq për herë të parë ka prekur 13 persona.Ekspertë e ISHP thotë se zonat ku janë identifkuar rastet janë ato bregdetare, lagunat por edhe periferia e Tiranës si Cerkez e Zall Herr. Ndërsa Vlora, Fieri, Durrësi vazhdojnë të mbeten zona që kanë riskun më të madhe të malaries.Kjo kohë kur sezoni turisik ende nuk ka filluar, eskpertët thonë se do të jemi në gadishmëri për dezinfektimin nga mushkonjat. Drejtori i ISHP-së Enver Roshi ka kërkuar moblizim dhe bashkëpunim.Malaria është  është një sëmundje e rëndë që shkaktohet nga pickimi i mushkonjës femër anofele kur ajo është e infektuar si dhe nga parazitë dhe transmetohet  tek to.Simptomat e malaries janë të ngjashme me ato të gripit, dhimbje koke, temperaturë e lartë, dhimbeje kyçesh dhe të vjella. Këto simptoma shfaqen 8 deri në 25 ditë pas marrjes së infeksionit. Personat e prekur duhet patjetër ti drejtohen mjekut për të marrë trajtimin e duhur.