Tre ligjet, Bregu: Impenjimi i Ramës, bllokimi i integrimit
Ministrja e Integrimit Majlinda Gregu ka akuzuar sërish sot liderin e opozitës se po mban peng tre ligjet për integrimin. E ndërsa edhe seanca e sotme plenare u mbyll pa ndonjë rezultat për këtë cështje, Bregu tha gjatë një konference për shtyp se kjo është pllotika e bllokimit të Ramës, që nuk lidhet me asnjë lloj morali tjetër, përvecse përfitimit të vetë kreut të selisë rozë.“Në 200 seanca parlamentare Rama refuzoi tu thohë po votimit të tre ligjeve. Rama ka refuzuar dhe i ka thë jo votimit të tre ligjeve. U ka mohuar shqiptarëve dhjetëra miliona euro dhe ndërkohë vazhdon ti mohojë përfitimet para qytetarëve. Votimi i tij nuk lidhet as me moralin politik të partisë së tij, por me vetë interesat e ngushta të tij si person.Kështu ai mendon se përfiton vetë dhe nuk do t’ia dije sa fonde, grante, ndihma, humbasin qytetarët shqiptarë” tha ajo.Ministrja e Integrimit shprehu bindjen se shqiptarët duan të ecin përpara dhe 23 qershori do të jetë dita e fundit e bllokimit të tre ligjeve.